Ministria e Brendshme, portal kundër hakersave dhe xhihadistëve

Ministri Saimir Tahiri, ka urdhëruar ngritjen e një portali elektronik, ku me anën e të cilit kërkon të luftojë propogandën e hakersave, xhihadistëve dhe pedofilët e internetit.

Sulmet e hakersave ndaj institucioneve shtetërore si dhe web­faqet e hapura për qëllime propogandistike xhihadiste, urrejtje fetare e faqe interneti pedofilie, do gjurmohen dhe shkatërohen (mbyllen) nga një supersistem që shumë shpejt do ngrihet nga ministria e Brendshme.

Bëhet fjalë për ngritjen e një portali që bllokon të gjitha faqet e internetit me përmbajtje të paligjshme që hapen dhe menaxhohen brenda teritorit shqiptar.

Vendimi për ngritjen e këtij sistemi është marrë nga ministri Saimir Tahiri. Kjo, pasi shumë web­faqe të institucioneve qeveritare, dhe vetë kryeministria janë sulmuar nga hakera vendas dhe të huaj, duke implementuar propogandën e tyre në këto faqe inteneti.

SHKARKO APP