Ministria e Bujqesisë: 3 mijë ha tokë nën ujë

Lushnja dhe Shijaku janë dy prej zonave më problematike si pasojë e vërshimit të ujrave.Në Shijak llogariten rreth 3 mijë hektarë tokë nën ujë ndërkohë që nën monitorim është edhe lumi Shkumbin i cili ka prurjet më të mëdha historike në vend sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë. Ndërkohë autoritetet po mbajnë nën kontroll argjinaturat e dëmtuara.

Situate e vështirë përmbytjesh paraqitet në Lushnjë dhe Shijak.Drejtori i tokës dhe ujërave Irfan Tarelli bën me dije se aktualisht 3 mijë hektarë tokë ndodhen nën ujë në zonën e Shijakut si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Aktualisht Ministria e Bujqësisë ka nën vëmendje ndërhyrjet në diga dhe argjinatuarat e lumenjve por nëse reshjet vazhdojnë situata pritet të jetë e vështirë.

Ndërkohë në Lezhë situata e përmbytjeve po shkon drejt stabilizimit pasi ujërat kanë filluar të tërhiqen.

SHKARKO APP