Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë, marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Italiane të Blegtorëve

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri Edmond Panariti dhe Presidenti i kësaj shoqate Pietro Salcuni.

Sipas  Ministrisë së Bujqësisë, kjo marrëveshja synon një bashkëpunim afatgjatë në Shqipëri, nëpërmjet një kërkimi të përbashkët të burimeve financiare si dhe ato evropiane për realizimin e disa veprimtarive konkretisht për përmirësimin racor të kafshëve, modernizimin e sektorit të zooteknisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomive zooteknike si dhe vlerësimin e prodhimeve tipike të zooteknisë shqiptare, duke realizuar një sistemi të gjurmueshmërisë së prodhimit, si dhe vënien në zbatim të sistemeve të cilësisë në përputhje me standardet e Komunitetit Evropian.

Në pikat kryesore të kësaj marrëveshje synohet krijimi i Librit Gjenealogjik dhe Librit të të Dhënave ekonomike e prodhuese, zhvillimin e një sistemi të informatizuar për administrimin e të dhënave ekonomike e prodhuese të blegtorëve, krijimin e Bankës Gjenetike të Gjermoplazmës si dhe krijimin e një Enti Kombëtar të Certifikimit të Prodhimeve Zooteknike.  Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave do të krijojë së bashku me Shoqatën Italiane të Blegtorëve një grup pune me objektivin për të zbatuar programin operativ të aktiviteteve dhe kohën që do të zhvillohen.

SHKARKO APP