Ministria e Diasporës u shkri, shqiptarët: Qeveria të na japë atë që na takon
Shqiptarët që jetojnë jashtë as në zgjedhjet e 25 prillit nuk votuan, edhe pse premtimet ishin të shumta. Nga ana tjetër, ministria që i përfaqësonte ata, ajo e Diasporës u shkri.
Florian Haçkaj, nga Lëvizja ”Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, thotë se ”Pas gjithë atyre premtimeve të pambajtur kundrejt Diasporës në vend që të kishte një kërkesë ndjesë, këta shkuan në ekstrem dhe e shkrin fare. Ministria e Diasporës ishte një ministri pa portofol, pra e varur direkt nga kryeministri, kështu që në gjykimin tonë faji i mbetet qeverisë në përgjithësi dhe kryeministrit që nuk u përmbajt ky premtim”.
Me gjithë vlerësimet për ish-ministrinë e drejtuar nga Pandeli Majko për ta bërë edhe më faktor diasporën, beteja për ta mbetet vetëm një, të përmbushet detyrimi ligjor i parashikuar në kodin elektoral, votimi i diasporës në zgjedhjet e ardhshme.