Ministria e Drejtësisë: Projektligji i ri, në fokus siguria në burgjet e sigurisë së lartë

Ministria e Drejtësise ka përgatitur një Projektligj të ri, i cili parashikon disa shtesa dhe ndryshime nr. ligjin 8328, "Për të drejtat dhe trajtimin e personave të dënuar me burgim dhe te paraburgosurve". Në fokus të vecantë të këtyre ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Drejtësisë janë forcimi i masave të sigurisë në burgjet e sigurisë së larte. Konkretisht, nje nga pikat e ndryshuara ne kete ligj ka te beje me përforcimin e sigurisë në burgjet e sigurisë së lartë përmes një regjimi të posaçëm, që vendoset për sigurinë e institucioneve, kryesisht në parandalimin e lidhjeve të mëtejshme me botën e krimit për personat që vuajën dënimin në burgun e sigurisë së lartë, për vepra penale në veçanti të rrezikshme, duke ndihmuar kështu dhe në shkëputjen përfundimtare të tyre nga krimi. Një propozim i tillë bëhet jo vetëm për arsye të sigurisë së brendshem të institucionit, por edhe të sigurisë së jashtme. Në të tilla raste, me kërkesën edhe te Ministrit të Punëve të Brendshme, Ministri i Drejtësisë mund të vendosë pezullimin në institucion ose në një pjesë të tij te aplikimit të rregullave normale të trajtimit të të burgosurve, në përputhje me nevojat e rendit dhe të sigurisë, duke parashikuar keshtu një mekanizëm të ri të bashkëpunimit mes sistemit penitenciar dhe atij të mbrojtjes së rendit, si një përgjigje e përbashkët në luftën kundër kriminalitetit, siç mund të jenë veprat penale që lidhen me akte terroriste apo me organizata kriminale. Ministria e Drejtesise ka arsyetuar nevojen e nxjerrjes se ketij projektiligji per t'ju pergjigjur nevojave reale per rritjen e sigurise publike jashte, permes rritjes se sigurise se brendshme, ne burgje. Projektligji parashikon gjthashtu në mënyrë taksative te subjekteve që vuajnë dënimin e tyre në një burg të sigurisë së lartë, pa qenë nevoja qe të shprehet gjykata posaçërisht për këtë fakt, çka ka lënë vend për abuzime në praktikë.

 

SHKARKO APP