Ministria e Drejtësisë tregon për situatën në burgje: Kanë ngrirë depozitat

Nisur nga kushtet atmosferike, Ministria e Drejtësisë përmes një postimi për shtyp bën me dije se situata në burgjet e vendit është normale, me disa probleme. ”Ndërprerje të energjisë elektrike ka patur deri tani ka pasur vetëm IEVP Lezhë, gjë e cila ka sjellë dhe probleme me ngrohjen. Aktualisht u rregullua defekti dhe ka energji elektrike, situata është normalizuar në kohë rekord. Probleme me ngrohjen ka në IEVP Kukës pasi temperaturat janë shumë të ulta dhe dhomat e banimit për ngrohje kanë vetëm një sobë me dru, po kështu probleme me furnizimin me ujë ka pasur deri në orën 10:00 në IEVP Kukës pasi kishin ngrirë depozitat, aktualisht ka furnizim të rregullt me ujë, në institucionet e tjera nuk ka probleme”,-thuhet në njoftimin për shtyp.

Njoftimi i plotë

Informacion lidhur me situatën në IEVP-të e vendit nga Shtabi i Emergjencës në Ministrinë e Drejtësisë.

1. Situata në të gjitha IEVP-të është e qetë e pa probleme.

2. Shërbimet e turneve të shërbimit janë të kompletuar e pa mungesa.

3. Ndërprerje të energjisë elektrike ka patur deri tani ka pasur vetëm IEVP Lezhë, gjë e cila ka sjellë dhe probleme me ngrohjen. Aktualisht u rregullua defekti dhe ka energji elektrike, situata është normalizuar në kohë rekord.

4. Probleme me ngrohjen ka në IEVP Kukës pasi temperaturat janë shumë të ulta dhe dhomat e banimit për ngrohje kanë vetëm një sobë me dru, po kështu probleme me furnizimin me ujë ka pasur deri në orën 10:00 në IEVP Kukës pasi kishin ngrirë depozitat, aktualisht ka furnizim të rregullt me ujë, në institucionet e tjera nuk ka probleme.

5. Furnizimi me ushqime është kryer normalisht në të gjithë IEVP-të.

6. Probleme nga reshjet e dëborës momentalisht ka në IEVP Lezhë dhe IV Krujë. Si pasojë e dëborës ka bllokim të rrugës që shkon në IV Krujë dhe në IEVP Lezhë kalohet me vështirësi për në institucion, pasi në hyrje të rrugës ka rrëshqitur një trailer, shërbimet rrugore po punojnë për zhvendosjen e tij.

7. Probleme të tjera nuk ka, vazhdojmë normalisht ndjekjen e shërbimeve.

SHKARKO APP