Ministria e Jashtme e Rusisë: E mundëm Perëndimin pa shkrehur asnjë plumb
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka reaguar pas lajmit nga ministria ruse e Mbrojtjes, se disa trupa ushtarake janë tërhequr nga kufiri me Ukrainën në bazë këtë të martë.
Maria Zakharova ka postuar një deklaratë në profilin e saj në Facebook, duke ironizuar me shtetet perëndimore.
“15 shkurti 2022 do të hyjë në histori si dita e dështimit të luftës propagandistike perëndimore. I zënë ngushtë dhe i shkatërruar pa shkrepur asnjë plumb”, shkruan ajo.