Ministria e Jashtme reagon për dhunën në Maqedoni

Me anë të një njoftimi Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dënaur aktet e dhunës që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Maqedoni.

Ngjarja e ndodhur në Kumanovë ku ka pasur të shtëna dhe të plagosur nuk është lënë jashtë vëmendjes nga MPJ.

“Shprehim shqetësimin tonë për situatën e krijuar, me pasoja në jetë njerëzish. Dënojmë aktet e dhunës në Maqedoni dhe bëjmë thirrje për qetësi”, thuhet në një reagim për shtyp.

MPJ bën thirrje që të tregohet vetëpërmbajtje, në mënyrë që të mos përshkallëzohet më tej situata.

“Gjuha e urrejtjes duhet t’i lërë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore. Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, e sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është jetike”, thuhet në njoftim.

 

SHKARKO APP