Ministria e Kulturës i përgjigjet Bashkisë së Tiranës

Në përgjigje të deklaratës së Bashkisë lidhur me prishjen e vilës me numër indetifikimi V–11 në rrugën “Asim Zeneli”, Ministria e Kulturës deklaron se: Vërtetimi i marrë nga IMK daton në maj 2014 kur ende banesa s’e kishte statusin e objektit në mbrojtje, Me vendim të KKR të datës 15 korrik 2015 ky objekt hyn në listën e objekteve të vendosur në mbrojtje paraprake.
Vendimi për leje zhvillimore i datës 6.10.2014 nga ana e Bashkisë, është krejtësisht në shkelje të këtij vendimit të KKR-s. Me Urdhër të drejtoreshës së IMK, të datës 16.01.2015, me nr protokolli 70, rinovohet statusi i objektit në mbrojtje dhe ndalohet çdo ndërhyrje në objekt siç e përcakton dhe neni 25 i Ligjit për Trashegiminë në të cilin thuhet:“Objekti me këtë status nuk mund të prishet ose t’i bëhen ndryshime, pa miratimin me shkrim të Institutit të Monumenteve të Kulturës.”Ky urdhër i është përcjellë edhe Bashkisë së Tiranës.Bashkëngjitur: urdhëri, shkresa përcjellëse dhe lista me objektet e vëna në mbrojtje ku figuron dhe vila e prishur natën e shkuar. Risjellim në vëmendje të opinionit publik se statusi i “objektit ne mbrojtje paraprake” vijon të jetë ende në fuqi.Sigurojmë se për këtë rast dhe për çdo rast tjetër abuzimi me objektet e trashëgimisë kulturore, institucionet tona do të jenë në zbatim të rreptë të ligjit dhe në mbrojtje të trashëgimisë

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?