Ministria e Kulturës në varësi të Ekonomisë, Zhupa: Zyrtarizimi i trashëgimisë kulturore si mall tregu. Udhë të mbarë Elva Margariti
Bashkimi i Ministrisë së Kulturës me atë të Ekonomikë për deputeten e PD-së, Ina Zhupa, tregon se vendimi është zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune. Si një nga kundërshtaret më të zëshme kundër koncesionit të Butrintit, deputetja Zhupa, tha se ministrja në ikje e Kulturës, Elva Margariti do të qëndrojë edhe për kohë në bordin e këtij koncesioni derisa të dalë vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese.
Postimi i plotë
Bashkimi i kulturës me ekonominë, zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune. Shqipëria e trajtuar si plackë, ku nuk shpëton as kultura, shprehet qartësisht me këtë vendim.
Udhë të mbarë Elva Margariti, nuk do na mungosh fare, të përdorën si vrasëse të kulturës dhe të hodhën poshtë duke të shkrirë edhe ministrinë. Je kurbani i rradhës. Tani vazhdo edhe ca ditë në bordin e koncesionit të Butrintit sa të dali vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese dhe turpin ta lajnë me heqjen tënde.
Do votoj me të dyja duart që të ikësh ti nga kultura. Gonxhja i Ramës do jetë edhe më keq se Margariti jam e bindur por përballë do na ketë hap pas hapi.