Ministria e Mbrojtjes: Anija greke nuk ka kaluar territorin tonë

Në mëngjesin e sotëm, në media u raportua për një incident në kufirin ujor mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku peshkarexha “Mario 1”, ishte urdhëruar të linte aktivitetin e saj për shkak se një rojet bregdetare të vendit helen e kishin urdhëruar një gjë të tillë.

Për të dhënë një panoramë më të qartë për çështjen, Ministria e Mbrojtjes në vendin tonë është shprehur nëpërmjet një deklarate për shtyp se: “Sot rreth orës 10.45, anija P-117, e cila po kryente patrullimin në rajonin e Gjiut të Limonit, Sarandë, njoftoi sallën Operacionale se kishte marrë thirrje nga peshkarexha “Mario-1”. Peshkarexha në fjalë pasi jepte koordinatat theksonte se një mjet i Rojes Bregdetare Greke e ka lajmëruar që ishte duke peshkuar në ujrat greke”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Shtabi i Forcës Detare ka marrë masa për menaxhimin e situatës dhe evidentimin e të dhënave të mara si nga personeli i shërbimit, ashtu dhe nga peshkatorja ‘’MARIO-1’’, thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Mbi të gjitha Ministria e ka mohuar faktin se anija mund të ketë kaluar kufirin dhe është afruar në ujërat e vendit tonë. “Anija e Rojes Bregdetare greke nuk ka qenë në kufijtë e ujërave territoriale shqiptare”.

R.Sh

SHKARKO APP