Ministria e Mbrojtjes dhuron 1900 libra për 70 vjetorin e çlirimit.
Kjo fushatë nisi në shkollën e mesme“Mustafa Kemal Ataturk” në Zall-Herr, së cilës iu dhuruan 490 tituj librash të letërsisë artistike shqiptare dhe botërore.
Librat i takojnë periudhës së pas çlirimit deri në fund të viteve ’90.
Ato i përkasin autorëve të njohur të letërsisë shqipe si: Dritëro Agolli, Jeronim De Rada, Asdreni, Mitrush Kuteli, Naim Frasheri, Dhimiter Shuteriqi etj.
Në këtë fond gjenden gjithashtu edhe botime të karakterit historik dhe edukativ që nxisin dhe forcojnë ndjenjën e ardhedashurisë së brezit të ri.
Në fjalën e saj ministrja Kodheli u shpreh:
“Vetëm mësimi, libri ju bën të keni sukses në jetë. Asnjë steriotip tjetër që shoqëria krijon që mund të bëhesh pa bërë dhe pa mund nuk mund të jetë ideali juaj, nuk mund të jetë heroi juaj. Steriotipi i vetëm që duhet tëjetë udhëheqësi juaj është të mësuarit, fort madje, është të pasurit e një shoku shumë të mirë që nuk do tju tradhëtonte asnjëherë dhe ky është libri.
Edhe në ditën tuaj më të keqë, ju siguroj që ngushëllimi që do tju japë libri, një poezi, një pjesë historie, një pjesë biografie e një njeriu të shquar është shumë më e mirë se çdo ngushëllim tjetër, por është gjithmonë një dritare. Shpeshherë rinia jonë sot udhëhiqet nga modele që jo domosdoshmërisht janë ato nga të cilat shoqëria duhet të udhëhiqet, aq më pak rinia, janë të gjitha të gënjeshtërta. Bëhet kush bën mund, bëhet kush punon, bëhet kush mëson. Vetëm atëherë bëheni dinjitozë, vetëm atëherë keni të drejtën që të kërkoni. Edhe ne kemi detyrimin që tju vëmë në vend dinjitetin sa herë që ky është i munguar, sa herë që ky nuk është i vlerësuar, por vetëm mbasi të keni mësuar ashtu siç duhet”, nënvizoi Kodheli.
Ministria e Mbrojtjes duke folur për dhurimin e këtyre librave, tha se ato janë libra të cilët kanë një gamë të gjërë autorësh si Naim Frashëri, Migjeni, Fishta e deri tek Xhuvani, titanë të letërsisë shqipe.
“Do kisha dashur të përmëndja Migjenin që është poeti im i zemrës. Migjeni thotë “qeshu rini qeshu se bota është e jotja”, bota është e juaja, por duhet të kalojë nëpërmjet librit. Shumë suksese ju uroj” përfundoi ministria e Mbrojtjes.
KOHA JONË SONDAZH

