Ministria e Mbrojtjes: Rruga e Arbrit e kalueshme me zinxhirë. Situata në akset e tjera nën kontroll

Rruga e Arbrit në Dibër aktualisht është e hapur, por kërkohet lëvizja me zinxhirë për shkak të ngricave në rrugë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata në akset rrugore të vendit është nën kontroll.

Aktualisht qarkullohet me zinxhirë në rrugën e Arbrit, Qarku Dibër. Është e bllokuar rruga Peshkopi-Lurë, por lëvizet në aksin Lurë-Rrëshen dhe Xibër-Klos me zinxhirë. Punonjësit e ARRSH ndodhen në terren që prej ditës së djeshme edhe në akse të tjera të vendit, ku në disa zona vijon normalisht qarkullimi, por me zinxhirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu po punohet nga grupet e OSHEE për kthimin e energjisë në njësitë Kala e Dodës, Reç, Lurë, Selishtë të bashkisë Dibër si dhe në fiderin 6, njësia administrative Lunik, bashkia Librazhd.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meteorologët parashikojnë rënie të mëtejshme të temperaturave nën zero, ndaj Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre në zonat e thella malore të bëjnë kujdes, të ndjekin këshillat e bëra publike nga Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe të njoftojnë autoritetet vendore në rast nevoje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?