Ministria e Mbrojtjes: S’ka dëme nga tërmeti. Banorët: Janë dëmtuar shtëpi në fshatin Qafëzezë

Pas tërmeteve të njëpasnjëshme që tronditën pasditen e sotme juglindjen e vendit, dhe kryesisht qytetin e Korçës ka reaguar Ministria e Mbrojtjes.

Minsitria bën me dije se tërmeti i rënë është me magnitutë 4.7 ballë, me epiqendër 3.4 km ne jugperëndim te Dardhës, Korçë.

Ndërsa, nga raportimet e bëra nga strukturat e Emergjencave Civile te Njësive Vendore, ministria njofton se deri tani nuk ka dëmtime materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë banorë të fshatit Qafëzezë në Korçë deklarojnë se tërmeti ka dëmtuar disa banesa. Në të njëjtin fshatë, një muaj më parë një u dëmtuan disa shtëpi nga tërmeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?