Ministria e Mbrojtjes zhvillon Kupën e Volejbollit për femra

Drejtoresha e Qendrës së Kulturës, Medias, Botimeve, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit(QKMBSHP), Mirela Roshi, e vlerësoi aktivitetin një pikënisje të re për të sjellë dhe risi të tjera në volejboll dhe në sporte të tjera.

“Ky është një aktivitet me rastin e festimeve të 70-vjetorit të çlirimit të atdheut dhe për mua është aktiviteti i parë. Ky aktivitet më bën të mëndoj që ne ta zhvillojmë dhe zgjerojmë më tej aktivitetin që ka të bëjë me Forcat e Armatosura. Le të jetë kjo një nisje e parë edhe për mua si drejtoreshë e re e QKMBSHP si një pikënisje e re për të sjellë dhe risi të tjera, jo vetëm në volejboll, por dhe në sporte të tjera.

Në aktivitetin sportiv morën pjesë ekipet e volejbollit për vajza të klubit Tirana, Partizani, Sh.Uka dhe ekipi Dardania i Forcave të Armatosura.

Takimi i parë u luajt midis ekipit Sh.Uka dhe ekipit Partizani, i cili përfundoi me rezultatin 2-0 për ekipin Sh.Uka. Takimi i dytë u luajt midis ekipit të Dardanisë dhe ekipit të Tiranës, i cili u fituar nga ekipi Dardania i Forcave të Armatosura.

Ndërsa takimi final u luajt mes ekipit Dardani dhe ekipit Sh.Uka, i cili u fitua nga ekipi Sh.Uka, i cili u shpall edhe ekipi kampion i këtij kompeticioni.

Kupën e fitores ja dorëzoi ekipit Sh.Uka mjeshtri i Volejbollit, Petrit Murzaku, i cili falenderoi organizatorët e këtij aktiviteti.

I pranishëm në aktivitet ishin edhe zv. ministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj.

SHKARKO APP