Ministria e Mbrojtjes: Zyrtarisht përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit në Durrës dhe Thumanë

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se zyrtarisht ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit në zonat e Durrësit dhe në Thumanë.

Zyrtarisht raportohet se në tre ditë kërkimesh nga rrënojat janë nxjerrë 50 viktima. Në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 250 efektivë nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, mali i Zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe efektivë të tjerë të specializuar në kërkimet e shpëtimit.

Ministria e Mbrojtjes shton se po kryhen saktësimet e fundit të gjeneraliteteve të viktimave, përmes familjarëve të tyre, për të dalë në në listë përfundimtare emërore.

Pas kërkimeve të fundit të kryera në “Mira Mare” nuk është gjendur asnjë trup. Pas kërkim-shpëtimit në terren, ekspertë shqiptar e vendas kanë nisur punën për verifikimet e dëmeve në terren.

SHKARKO APP