Ministria e Shëndetësisë hap tenderin e respiratorëve për pacientët e prekur nga koronavirusi (Dokumenti)

Ministria e Shëndetësisë ka hapur tenderin për blerjen e respiratorëve, pajisje jetike tek personat e prekur nga COVID-19 dhe që kanë probleme me frymëmarrjen.

Tenderi “Furnizim, vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe moshë pediatrike për COVID-19” është publikuar dje nga MSH.
Në dokumentet e siguruara nga “BalkanWeb” thuhet se afati kohor për dorëzimin e ofertave është 18 marsi, pra sot deri në orën 17:00.

Fondi limit për blerjen e respiratorëve është 129.727.371 lekë pa TVSH. Me 60 pikë maksimale do të vlerësohet lëvrimi i shpejtë i respiratorëve, ndërsa çmimi pra oferta do të vlerësohet me 40 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operatori ekonomik që ka marrë më shumë pikë gjatë mbledhjes do të ftohet për negociata dhe lidhjen e kontratës.
MSH kërkon që të gjithë dokumentet të jenë origjinalë pse kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mosdorëzimit të një dokumenti, ose të dokumenteve të rreme të të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?