Ministria e Shëndetësisë jep detaje për spitalet COVID, sa persona janë në terapi intensive dhe të intubuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se 168 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 14 prej tyre janë në terapi intensive, prej tyre shtatë të intubuar.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.  Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 156 persona. Keshtu numri i te infektuarve me koronavirus ne vend qe nga fillimi i pandemise ka shkuar ne 9083. Fatkeqësisht betejën me virusin e kanë humbur edhe tre pacientë duke e çuar në 266 numrin e viktimave.

SHKARKO APP