Ministria e Shëndetësisë: Policë dhe protestues të lënduar, ja gjendja e tyre

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, informon se Urgjenca Kombëtare ka dërguar në spitale 10 të lënduar në protestën e zhvilluar ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tetë punonjës të policisë dhe dy protestues, janë duke u trajtuar në spitalet universitare të Tiranës, ku njëri prej punonjësve të Rendit ka dëmtime me serioze. Në spitalin e Traumës po trajtohen aktualisht 7 punonjës te policisë dhe 2 protestues në gjendje të stabilizuar.

Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po trajtohet një punonjës i policisë, gjendja e të cilit, sipas mjekëve, është serioze pasi rrezikon humbjen e njërit sy dhe pritet ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?