Ministria e Transporteve: E vërteta e kontratës për aeroportin “Nënë Tereza”

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka dhënë detaje mbi kontratën me konçesionarin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”. Sipas njoftimit të Ministrisë raportimet në media për këtë çështje nuk kanë qenë korrekte.

Sipas njoftimit të Ministrisë, Ministria e Transportit dhe Entet e tjera Publike, nuk mundet që të negociojnë çmimet me konçesionarin, deri në përfundim të kontratës.

Më poshtë neni 19 I kontratës.  

“Pika 19/1 e kontratës sqaron se:”Shoqëria do të jetë e autorizuar të përcaktojë Pagesat për Shërbimet e Aeroportit nga Përdoruesit e Aeroportit dhe të mbajë Pagesat për Shërbimet e Aeroportit gjatë Afatit të Koncesionit në përputhje me Shtojcën 7 (Pagesat për Shërbimet e Aeroportit). Shoqëria nuk do t’u vendosë asnjë Pagese për Shërbime te Aeroportit shoqërive ajrore, Përdoruesve te Aeroportit ose Pasagjereve qe e përdorin Aeroportin përveç atyre te parashikuara shprehimisht ne këtë Kontrate ose siç është miratuar me shkrim nga DPAC, me kusht qe kjo nuk do te kufizoje veprimtaritë përkatëse tregtare te Aeroportit”.

(b) “Në caktimin e Pagesave për Shërbimet e Aeroportit, Shoqëria do të veproje në një mënyrë te tillë që të mos vijë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare te Republikës se Shqipërisë dhe e cila është në Përputhje me Konventën e Çikagos”.

(c) “Shoqëria do te mbledhë taksat e mëposhtme ne emër te Qeverise se Shqipërisë (që përndryshe mblidhen nga Qeveria e Shqipërisë ne përputhje me Ligjin e Zbatueshëm) :

(i) Takse Vize;

(ii) Takse kufiri në Dalje; dhe

(iii) Taksa të tilla të tjera që Qeveria e Shqipërisë dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë mund të vendosin kohe pas kohe dhe në raste të tilla, subjekti i kostos se arsyeshme të mbledhjes se tyre nga Shoqëria do të rimbursohet nga Qeveria e Shqipërisë; dhe do t’i paguajë pa asnjë zbritje përveç të Drejtës së Veçantë të Eliminimit Reciprok shumën e mbledhur Qeverisë së Shqipërisë, jo me vonë se ditën e 30-të të çdo muaji për muajin paraardhës në llogarinë e caktuar nga Qeveria e Shqipërisë.

Në këtë artikull citohet edhe pika 19/2 që është si më poshtë.

19.2 Vlerësimi Periodik i Pagesave te Shërbimeve te Aeroportit.

(a)” Organi i Autorizuar Shtetëror dhe Shoqëria do të rishikojnë Pagesat për Shërbimet e Aeroportit çdo tre vjet gjatë Periudhës së Konçesionit, Rishikimi i pare do te kryhet me 1 janar 2007 dhe do te rrisë Pagesat për Shërbimet e Aeroportit ne baze te këtij rishikimi sipas cilitdo faktor qe është me i madh:

(i) çdo përbërës i Tarifave te Aeroportit është rritur ne tejkalim te dy përlind (2 %) për vit te mesatares se shkalles se inflacionit ne Zonën e Euros (siç matet nga CPI EUR për çdo vit) për tre vitet paraardhës te datës se rishikimit; dhe

(ii) Pjesa e rene dakord e Kostos Operacionale te Tarifave te Aeroportit e rritur me

(X1 x CPI EUR) + (X2 x CPI ALBx XCH)

ku:

X1 + X2 = 1 dhe CPI EUR është ndryshimi ne CPI e harmonizuar e

publikuar nga EUROSTAT për Zonën e Euros qe nga data e harmonizuar e rishikimit,

CPI ALB është ndryshimi ne CPI shqiptar qe nga data e fundit e rishikimit, dhe

XCH është një koeficient qe llogaritet (XR2/XR1) ku XR2 është mesatarja e Mesatares se Kursit Zyrtar te Këmbimit ne Euro për lek gjate pese Ditëve te Punës te fundit para datës se rishikimit sipas publikimit te Bankës se Shqipërisë dhe XR1 është mesatarja e Mesatares se Kursit Zyrtar te Këmbimit ne Euro për lek ne pese Ditët e Punës te fundit para ditës se rishikimit qe bie tre vjet para datës se shqyrtimit te publikuar nga Banka e Shqipërisë.

X1 dhe X2 do te jene objekt rishikimi në të njëjtën kohë si dhe Pagesat për Shërbimet e Aeroportit për të reflektuar ndryshimet në përpjesëtim të kostove të huaja ndaj kostove lokale të Shoqërisë.

“Rritja e llogaritur në Pagesat për Shërbimet e Aeroportit do te rrumbullakoset ne Euro 0,05 cent. Në çdo llogaritje sipas kësaj Pike .2 (a) (Vlerësimi periodik i Pagesave për Shërbime te Aeroportit) nuk do te merren parasysh shkallet e inflacionit para Datës Baze”.

(b) “Shoqëria mund te përgatisë dhe te paraqesë tek Organi i Autorizuar shtetëror për miratim një propozim për ndryshime ne Pagesat për Shërbimet e Aeroportit ne çdo rishikim periodik te Pagesave për Shërbime te Aeroportit. Çdo propozim do të shoqërohet nga dokumentacioni i shkruar i supozimeve te përdorura dhe i llogaritjeve te bëra për te përpunuar atë. Qeveria e Shqipërisë do te këtë te drejtën te kërkojë një kontroll të një propozimi të tillë nga një shoqëri ndërkombëtare kontabiliteti”.

 

Sipas ministrisë ky nen në mënyrë të qartë shpjegon se do të kryet rishikikim i  tarifave, por në bazë të kontratës (viti 2004), rishikimi është me tendencë RRITJEJE. Përsa i përket rolit të Ministrisë në këtë proces, është vetëm mbikqyrës, por jo ndikues në vlerat e tarifave. “Tarifat rishikohen çdo 3 vjet. Rishikimi i fundit është kryer në vitin 2013 (siç e parashikon ligjit), dhe rezulton se tendenca e çmimeve ka qenë e pandryshuar, madje në disa tarifa ka patur ulje (tarifa e ndriçimit). Rishikimi i radhës do të realizohet gjatë këtij viti”,- thuhet në njoftim.   

 

SHKARKO APP