Ministria hesht për shkarkimin e komisionarëve nga rektori Koni

Ministria e Arsimit ka shtyrë datën e zgjedhjeve në 12 qershor, edhe pse gjendja e fatkeqësisë natyrore zgjat deri më 23 qershor dhe ndërkaq Komisioni Zgjedhor në Universitetin e Tiranës ka hapur procesin e regjistrimit të kandidatëve, ndërsa Koni e quan veprimin e tyrë të paprecedentë, pasi mandati u ka mbaruar. Megjithatë kandidati i parë për rektor në Universitetin e Tiranës u zbulua ditën e djeshme që është, prof. Dr Artan Hoxha, aktualisht dekan i Fakultetit të Drejtësisë.

Pas njohjes së kandidaturës së parë, rektori aktual Mynyr Koni shkarkoi nga detyra 7 pjesëtarët e komisionit zgjedhor. Mes tyre u shkarkua nga detyra si pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, kryetarja e komisionit Majlinda Keta, si dhe zv. Rektori Bernard Dosti si pedagog në Fakultetin Ekonomisë. Vendimi për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës i shkoi mes tyre kryetares, Majlinda Keta si pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe departamenti I Filozofisë, kryetaren e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve. Zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës me Universitetin e Tiranës, rektori ua ka dërguar edhe anëtarëve të komisionit zgjedhor. Mes tyre është edhe zëvendësrektori i Universitetit të Tiranës,Bernard Dosti që shkarkohet nga detyra si pedagog në Fakultetin e Ekonomisë.

Por cilat janë arsyet e këtij vendimi? sipas Mynyr Konit lidhen me shkeljet flagrante të ligjit dhe mosrealizimit të urdhërave të tij përgjatë periudhë së pandemisë, Covid-19 që ka kryer KIZ-i. Veprimet në kundërshtim të rregullores për organizimin e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, kanë qenë në mënyrë të përsëritur shpjegon Koni, ku Komisioni Institucional i Zgjedhjeve ka përgatitur, firmosur dhe dërguar me e-mail dokumenta të jashtëligjshëm. Mynyr Koni rendit urdhërat që nuk janë zbatuar nga KIZ-I, duke nënvizuar se personeli akademik nuk ka realizuar detyrat, përgjegjësitë që kanë patur duke shkaktuar pasoja të rënda për Universitetin e Tiranës. Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Majlinda Keta e quan aktin e Konit të pavlefshëm pasi nuk mund të shkarkojë një institucion të pavarur, si dhe i vë në dukje se sipas ligjit të arsimit të lartë zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës nuk është kompetencë e rektorit por e Senatit Akademik sipas një procedure të caktuar.

“Me këtë akt të paprecedentë, rektori Koni i ka bërë një dëm të rëndë arsimit të lartë dhe imazhit të tij. Ky veprim jo vetëm është i dënueshëm administrativisht, por përbën në mënyrë flagrante shpërdorim detyre të funksionit publik”. Teksa përplasjet mes tyre vijonin online, rektori ju drejtua edhe ministres me një letër të hapur ku i kërkonte të shtynte procesin zgjedhor në universitet pasi mbi 15 mijë studentë nuk do të ishin pjesë e votimeve. Të parët që i kundërshtuan zgjedhjet në universitete ishin vetë studentët, të cilët nisën një profestë në kushtet e shtëpisë online. Në fotot e profilit vendosën logot “ska zgjedhje pa studentë”. Megjithatë Ministria e Arsimit nuk ka marrë ende një vendimarrje. Ndërsa për konfliktin mes rektorit dhe komisionit zgjedhor, Ministria e quan çështje të brendshme. /TCH/

SHKARKO APP