Ministria njofton: Qendrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta të hapura edhe të shtunën, kryeni sa më parë rinovimin

Ministria e Brendshme njofton gjithë qytetarët e Shqipërisë të cilët kanë nevojë për të rinovuar kartën ID ose pasaportën se qendrat e aplikimit punojnë edhe të shtunën.

Njoftimi saktëson se bëhet fjalë për këtë të shtunë, data 9 janar teksa Ministria i bën thirrje të gjithë qytetarëve të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E BRENDSHME

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e Gjendjes Civile ku ka qendra aplikimi për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, 9 janar 2021.

MB fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj.

SHKARKO APP