”Ministrin e Mbrojtjes e kemi shtetas grek”, Noka: Po nëse Greqia e thërret ushtar në kulm të konfliktit?

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka shpreh kritikat për zgjedhjen e Edi Ramës për të vendosur Pirro Vengun në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. “Ministrin e Mbrojtjes ne e kemi shtetas grek. Nuk e dimë akoma nëse e ka bërë ushtrinë apo jo. Presidenti, si Komandant i Forcave të Armatosura, duhet të ketë një minimum informacioni sepse ministrin e Mbrojtjes e ka si pjesë të stafit. Sigurinë tonë kombëtare ia kemi besuar një njeriu që është mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndoshta e do Greqinë më tepër se Shqipërinë. Imagjinoni që në kulmin e një konflikti, ministri i Mbrojtjes të thirret për të luftuar në Greqi”, tha Ndoka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?