Ministrja Anila Denaj: Qeveria paketë ripunësimi pas COVID-it

Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi nga Vlora se qeveria po përgatit një draft që ka qëllim ripunësimin pas situatës së krijuar nga pandemia.

Por si do të jetë kjo skemë? Denaj u shpreh se do të jetë një gërshetim i dy skemave, ripunësimit dhe formalizimit të krahut të punës, ku në secilën prej tyre do të ketë kombinim të subvencionit për pagën apo sigurimet shoqërore për punonjësit.

Jemi duke përgatitur një draft, vendim i Këshillit të Ministrave, që synon një gërshetim të dy skemave, një është skema e ripunësimit dhe tjera e formalizimit të krahut të punës, në secilën do të ketë kombinim të subvencionit për pagën apo sigurimet shoqërore për punonjësit për një periudhë kohe me kushtin që ju ta mbani për një periudhë më të gjatë në kohë.

Duam që të gjithë personat që punojnë në informalitet, të kenë mundësi të regjistrohen, duke pasur insentiva për të formalizuar me këto skema, mendojmë se do të rrisim një numër më shumë në tregun e punës. Po mendojmë skema grantesh dhe garancish, kemi lancuar vetëm skemat e garancish aktualisht.

Skemat e granteve dhe garancish kërkojnë një mbështetje edhe nga donatorët. Mendojmë se këto skema në “Shqipërinë 2030″ dhe planin e rimëkëmbjes 5 vjeçare do të gjejnë zbatim” tha Denaj.

Deri tani qeveria ka aplikuar dy paketa financiare për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset për të përballuar situatën anti-COVID.

SHKARKO APP