Ministrja Balluku: E gjithë Unaza e Madhe do të përshkohet për 20 minuta

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi në Kuvend se pasi të përfundojë i gjithë projekti, Unaza e Madhe e Tiranës do të përshkohet për 20 minuta.

Ajo bëri të qartë se hapja e segmentit nga mbikalimi i Farkës te Materniteti i ri do të bëjë që rruga nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Brryli” të përshkohet për 12 minuta.

Sot hapëm lotin e dytë dhe të tretë. Për të shkuar sot nga pallati me shigjeta te Brryli duhen 12 minuta. Me hapjen e kësaj rruge nuk do kalojmë më nga rruga e Elbasanit sepse çdo qytet i madh ka trafik.

Ne do vazhdojmë të ndërtojmë rrugë sipas standardeve në fuqi. Ata që kanë legalizime janë kryesisht votuesit tuaj. Se jeni kujdesur që t’ia çoni PD-së. Kush e ka shtëpinë e legalizuar do të shpronësohet në bazë të ligjit.

Kur të mbarojnë segmentet e gjithë Tirana, kur Shqiponja të bashkohet me segmentin që dorëzuam sot te Brryli, do përshkohet në 20 minuta“, tha Balluku.

SHKARKO APP