Ministrja Denaj: 52 veterinerë i bashkohen MBZHR-së, në shërbim të sigurisë ushqimore
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e filloi vitin e ri me një takim me veterinerët e rinj, të cilët i janë bashkuar ekipt të MBZHR-së, duke nisur punë në pozicionet vakante pranë Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB).
Duke i uruar mirëseardhjen në shtëpinë e tyre të re, ministrja Denaj i ftoi ata të japin kontributin nëpërmjet profesionit të tyre në vendin tonë. “Tashmë qeveria ka krijuar mundësinë që ne në politikbërje të marrim studentët më të mirë jo vetëm, në punësim të menjëhershëm, por për të çuar më parë këto politika të qenësishme në mbështetje të ekonomisë së vendit”, u shpreh Denaj.
Denaj i inkurajoi ata për profesionin që kanë zgjedhur që siç u shpreh ajo, është sa i bukur, aq edhe sfidues pasi sfida e vërtetë fillon në momentin e praktikës reale dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, fermerëve, blegtorëve, të cilët kanë nevojë për veterinerë.
“Puna juaj e përditshme ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit dhe rritjen e sigurisë ushqimore.Produktet shqiptare shkojnë sot në mbi 80 tregje ndërkombëtare dhe janë jo vetëm në një markë cilësore, por me 0 pasoja për jetën e njerëzve. Ndaj, roli juaj është shumë i rëndësishëm”, tha ministrja.
Denaj shprehu falënderime për punën që zhvillojnë pedagogët e fushës dhe Urdhri i Mjekut Veterinar, teksa vlerësoi këtë të fundit, si aktor të rëndësishëm jo vetëm në pjesën e trajnimeve, kualifikimeve, por mbi të gjitha qasjen dhe bashkërendimin e punës së urdhrit me politikbërjen. Profesioni i veterinerit ka nisur të rimëkëmbet me politikat e mbështetjes dhe punësimit, pas një periudhe kohore kur të rinjtë nuk e preferonin. Tashmë, lidhja me punën dhe natyrën po rigjen terren pasi të rinjtë po interesohen për profesione të vlefshme të cilat garantojnë punësim dhe kënaqësinë e shërbimit në komunitet.
“Ju jeni 52, por në fakt përfaqësoni vetë 10% të numrin total të veterinerë që janë të punësuar në Agjencinë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Aktualisht ne kemi edhe vende vakante, të cilat sipas ligjit të nëpunësit civil duhet të ndjekin procedurën e drejtorisë dhe administrat[s publike”, u shpreh ministrja.
Denaj u u ndal edhe në reformën e pagave që ka ndërmarrë qeveria duke e cilësuar si gur themeli për rritjen e cilësisë së punës e shërbimit publik, por dhe projeksionit në integrimin evropian, që kërkon jo vetëm njerëz me energji, por edhe persona që janë të mirë paguar. Për vitin 2023, AKVMB-së i janë bashkuar veterinerë të rinj të sapo diplomuar. Ata janë vija e parë e këtij shërbimi veterinar, që kujdesen për mirëqenien e kafshëve dhe monitorimin e situatave epizotike.
“Ekonomia shqiptare po zhvillohet dhe nevoja për shërbime veterinare, por mbi të gjitha mos të harrojmë atë cilësinë dhe nivelin tjetër që ne po përpiqemi të shkojmë. Prandaj pasioni, nevoja që prindi t’a kuptojë që përveç pasionit është edhe ekonomia, do ta bëjë që ajo që ju flisni me miqtë dhe kolegët tuaj, por edhe në komunitetin tuaj të nxisë më shumë edhe për universitetin, por edhe për shkollat profesionale. Do të vijë momenti që kjo diploma që ju keni do t’ju barazojë me diplomat e mjekëve në shërbimin publik. Ju nuk jeni vetëm për shërbimin e kafshëve, ju jeni për shërbimin veterinar, ju i shërbeni shëndetit publik”, tha Denaj.