Ministrja Denaj: Diversifikimi i ofertës turistike, ndikim në rritjen e fluksit të turistëve
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se diversifikimi i ofertës turistike, është me rëndësi për rritjen e fluksit të turistëve dhe të ardhurave në ekonomi.
E pranishme në takimin e fundvitit në Tiranë me aktorët e sektorit të turizmit, Denaj vlerësoi sinergjinë pozitive të krijuar nga një sezon turistik i suksesshëm 2024.
”Agroturizmet shqiptare po shndërrohen në një aset kyç për promovimin e prodhimeve autentike dhe ruajtjen e farave autoktone, duke përforcuar lidhjen mes prodhimeve Made in Albania dhe përvojës unike turistike. Ky model turizmi nuk ofron vetëm bukuri natyrore, por edhe mundësinë për të shijuar traditat dhe kulturën e pasur të zonave rurale të Shqipërisë”, deklaroi Denaj.