Ministrja Denaj: Fermerët që aplikojnë duke u bashkuar do të kenë përparësi gjatë aplikimit tek Skema Kombëtare

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka zhvilluar një takim me fermerët e bashkuar në SHBB Dropull-Pogoni. Në një postim në rrjetet sociale, Denaj u shpreh se qeveria do t’u japi përparësi fermerëve që aplikojnë në skemat e mbështetjes duke u bashkuar,

“Me Mirelën dhe kryetarin e bashkisë, Dhimitraq Toli, në takim me fermerët e bashkuar në SHBB Dropull-Pogoni, që kultivojnë drithëra dhe foragjerë në sipërfaqe deri në 320 hektarë. Një iniciativë ku kanë bashkuar interesat dhe duan ta çojnë më tej këtë aktivitet, duke investuar në kapacitete grumbulluese e përpunuese, për t’i rritur vlerën produktit dhe gjeneruar më shumë fitime”, shkruan Denaj.

Postimi i plotë

Me Mirelën dhe kryetarin e bashkisë, Dhimitraq Toli, në takim me fermerët e bashkuar në SHBB Dropull-Pogoni, që kultivojnë drithëra dhe foragjerë në sipërfaqe deri në 320 hektarë. Një iniciativë ku kanë bashkuar interesat dhe duan ta çojnë më tej këtë aktivitet, duke investuar në kapacitete grumbulluese e përpunuese, për t’i rritur vlerën produktit dhe gjeneruar më shumë fitime.

Bashkimi i operatorëve është një mundësi fantastike për fermerët në kultivimin e të njëjtës kulturë, ndjekjen e protokolleve me të njëjtin standard dhe për procese të caktuara si blerja e inputeve bujqësore dhe gjetja e tregjeve.

Me politikat tona mbështetëse, veçanërisht përmes Skemës Kombëtare të këtij viti, do u japim përparësi fermerëve që aplikojnë duke u bashkuar, me objektivin për të fuqizuar bashkëpunimin dhe pozicionin e tyre në tregjet vendase e të huaja.

SHKARKO APP