Ministrja Denaj: Finalizohet laboratori i parë për fidanët dhe bimët medicinale në Shkodër

Ministrja E Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në kuadër të vizitës në Shkodër, zhvilloi një takim edhe me punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Denaj ka theksuar edhe se garantimi i sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve mbetet fokus në të gjithë vendin, me marrjen e masave për çdo jokonformitet dhe luftën ndaj abuzuesve. Ministrja nënvizon se roli i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është kyç për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve, duke forcuar kontrollet në terren dhe në PIK.

“Monitorimi i punës së inspektoreve do të jetë përgjegjësi e shtuar e strukturave qendrore”, shprehet Denaj në një postim në rrjetet sociale. Denaj bëri të ditur se është finalizuar laboratori i parë për farat, fidanët dhe bimët medicinale në qarkun e Shkodrës nga 5 laboratorë të siguruar falë mbështetjes së Bankës Botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?