Ministrja Denaj: ISUV, një nga shtyllat kryesore për shëndetin publik

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte sot në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, të cilin e cilësoi si, një nga shtyllat kryesore për shëndetin publik.

Denaj pa nga afër punën e profesionistëve për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore, shëndetin e kafshëve dhe të bimëve në vendin tonë.

“Kapacitetet laboratorike të investuara së fundmi, i çelin rrugën akreditimit të më shumë analizave të nevojshme për eksportin drejt Bashkimit Evropian dhe më gjerë”, theksoi Denaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?