Ministrja Denaj: Mbështetje për fermerët dhe sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në takimin e 18-të vjetor të ministrave të Bujqësisë të Evropës Juglindore (EJL), që nën kujdesin e SWG, platformë rajonale për zhvillimin rural, u mblodhën në Shkup për të diskutuar mbi zhvillimet e ardhshme në sektorët e bujqësisë, zhvillimit rural dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.

Denaj theksoi se zhvillimet e shumta të kohëve të fundit sollën nevojën për të reduktuar varësitë dhe për të diversifikuar zinxhirët e furnizimit, duke theksuar rëndësinë e përafrimit me Politikën e Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian (CAP).

“Sektori bujqësor po përballet me sfida të rëndësishme, duke përfshirë çmimet e paqëndrueshme të tregut, ndikimin në rritje të ndryshimeve klimatike dhe aksesin e kufizuar në financa, gjë që pengon suksesin e fermerëve të vegjël”, tha Denaj. Ministrja theksoi se qeveria shqiptare është e përkushtuar të adoptojë praktikat më të mira dhe të përmirësojë bashkëpunimin, aksesin në treg dhe mundësitë e financimit për fermerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Denaj i njohu të pranishmit me nismat e ndërmarra së fundmi nga ky institucion në mbështetje financiare për fermerët dhe agropërpunuesit, që synojnë modernizimin e sektorit bujqësor, në veçanti mbështetjen e inovacionit, investimin në teknologjitë e reja, rritjen e punësimit dhe përmirësimin e jetesës në zonat rurale, të cilat përfshijnë grante dhe masa për të rritur dhe aksesin në financa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?