Ministrja Denaj: Mbi 427 mijë matrikullime falas, garanci për sigurinë ushqimore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po vijon matrikullimet falas në çdo fermë blegtorale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se kjo është një mbështetje direkte e qeverisë që ul kostot për çdo blegtor dhe garanton sigurinë ushqimore, për një sektor më të fortë e konkurrues në treg.

Vetëm në vitin 2023 Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka kryer 427 500 matrikullime falas. Konkretisht është kryer matrikullimi për 60 500 gjedhë, 365 mijë të imëta dhe 2 200 derra. “Veterinerët tanë gjenden në çdo fermë, duke ofruar këtë shërbim edhe në vitin 2024”, tha Denaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?