Ministrja Denaj me McCluney diskutim për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte sot e pranishme në aktivitetin kushtuar Ditës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Tiranë. Denaj bëri të ditur se gjatë këtij aktiviteti me përfaqësuesen e OKB në Shqipëri, Fiona McCluney, ambasadorë dhe aktorë të tjerë të industrisë, u diskutua ndër të tjera edhe zhvillimi e një bujqësie të qëndrueshme.
Po ashtu, ministrja Denaj theksoi se u fol për përfshirjen e të rinjve në bujqësi, integrimin e teknologjisë moderne në praktikat tradicionale, si dhe adoptimin e praktikave që sjellin qëndrueshmëri ndaj efekteve klimatike.
Bujqësia është një ndër sektorët e rëndësishëm në ekonominë e vendit, ajo bujqësia kontribuon ndjeshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe punëson rreth 40 % të forcës së përgjithshme të punës.
Me 32 vite prezencë në Shqipëri, UNDP-ja mbetet një partner i denjë i zhvillimit. Një ekspozitë fotografike solli gjithë bashkëpunimin e Shqipërisë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga koha e anëtarësimit të saj.