Ministrja Denaj: Më shumë hapësira miqësore për gjeneratën e re

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e ftuar në konferencën ndërkombëtare, “Për qytetet miqësore për fëmijët”, që u zhvillua në Tiranë, në prag të festës së fëmijëve, u shpreh për një angazhim të pushtetit vendor, biznesit dhe komunitetit, në krijimin e sa më shumë hapsirave miqësore në shërbim të gjeneratës së re. ”Bashkëpunimi i trinomit qeveri vendore-biznes-komunitet është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qyteteve tona dhe për krijimin e hapësirave miqësore, jo vetëm për fëmijët, por edhe grupe të tjera të komunitetit”,-tha Denaj.

Në raport me kontributin e qeverisë, për pjesën e asaj shtylle që unë përfaqësoj, u shpreh ministrja, është e rëndësishme të theksojmë se çfarë ka bërë në këto vite qeveria shqiptare në disa aspekte. Në aspektin e parë do të përmendja decentralizimin e shumë roleve në vendimmarrje, duke i dhënë bashkive një rol më determinues në vendimmarrje për të përcaktuar politikat, për të përcaktuar dhe drejtimin e vendit lokal, së bashku me komunitetin e tij. Kuptohet që kjo është një punë që çdo kryetar bashkie e ndjek vetë më pas.

”Është e rëndësishme që në këtë projekt decentralizimi të vendosim objektiva dhe të masim performancën. Kuptohet që bashkërendimi qeveri qendrore dhe lokale është i përhershëm, mbështetet në parimet objektive të planifikimit, por vendosja e performancës dhe indikatorëve është po aq e rëndësishme dhe besoj që në këtë konferencë ne do të mësojmë të gjithë se kush do të ishin ato kritere që do të na ndihonim ne për ta bërë qytetin më miqësor, e para për ta ndërtuar atë, bashkë me komunitetin, dhe pastaj për të matur nëse jemi duke bërë gjënë e duhur në kohën e duhur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?