Ministrja Denaj me zyrtarin francez: Fokus në bujqësi, ekonomi të gjelbër dhe integrim europian

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim drejtorin rajonal të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Arnaud Dauphin dhe ekipin e tij. Denaj tha se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e mundësive të reja për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Gjatë bisedës u ndalëm në përballimin e ndryshimeve klimatike, me theks të veçantë në rehabilitimin e rrjetit të kanaleve ujitëse dhe stacioneve të pompimit.

Ndërsa u ndalëm edhe tek ekonomia e gjelbër si dhe mbështetja konkrete për përmbushjen e standardeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Denaj. Ministrja vlerësoi se bashkëpunimi me Agjencinë Franceze të Zhvillimit mbetet thelbësor për realizimin e këtyre objektivave.

SHKARKO APP