Ministrja Denaj në Finiq: Rehabilitimi i kanalit “Thoma Filipeu” përmirëson ujitjen në 2 mijë ha tokë bujqësore

Në bashkinë e Finiqit ka përfunduar puna për rikonstruksionin e lugjeve në kanalin ujitës “Thoma Filipeu”. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Finiq, Romeo Çakuli dhe specialistët e linjës, inspektuan nga afër rikonstruksionin e lugjeve në kanalin ujitës “Thoma Filipeu”.

Denaj bëri të ditur se, “ndërkohë në këtë vepër po planifikojmë për të realizuar rehabilitimin e plotë të të gjithë kanalit, në gjatësinë 37 km”. “Kjo ndërhyrje do të shërbeje për përmirësimin e ujitjes së 2000 hektarëve toka bujqësore në Finiq dhe Konispol, duke shtuar edhe një tjetër mbështetje në infrastrukturën e ujitjes për fermerët e këtyre zonave”, u shpreh Denaj.

Kanali “Thoma Filipeu” me gjatësi 15 km u ndërtua përgjatë viteve 1962-1967 dhe ka një kapacitet ujitës për 2270 ha. Thoma Filipeu nga Leusa e Përmetit është emri i njërit nga inxhinierët projektues të veprës ujitëse. Filipeu, është autor dhe bashkëautor i disa projekteve ku veçohet kanali ujitës Bistricë-Vagalat që është një nga veprat më të mëdha ujitëse ndërtuar në vitet ’60.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?