Ministrja Denaj: Nga 1 janari, zero taksë për 90% të bizneseve
Qeveria synon që të vazhdojë mbështetjen nga biznesit. Ministrja e Financave, Anila Denaj, bëri me dije se duke nisur nga 1 janari 2022, 90 përqind e bizneseve do të paguajnë zero taksë, rimbursimi i TVSH-së deri në 2023 do të jetë automatik dhe pagesa e taksave do të jetë vetëm dixhitale.
”Në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë të mbështetim dhe më tej biznesin. Prej 1 janarit të këtij viti 90 përqind e bizneseve shqiptare do të paguajnë 0 taksa dhe inspektorët do të jenë një e shkuar për biznesin e vogël.
Prej 1 Janarit të vitit 2023 rimbursimi i TVSH do të jetë automatik. Do të bashkojmë apelin tatimor dhe doganor në një dritare të vetme.
Pagesat e taksave për të gjithë do të jetë vetëm dixhitale. Vizioni i Partisë Socialiste drejt dixzhitalizimit të ekonomisë sot është më i prekshëm”.