Ministrja Denaj: Nga 1 janari zero TVSH në import për bletët dhe insektet që zëvendësojnë pesticidet

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se nga janari i vitit që vjen përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import kafshët e racës së pastër për riprodhim, bletët dhe insektet që zëvendësojnë pesticidet. Ndryshimet në ligjin “Për TVSH” janë pjesë e Paketës Fiskale 2024.

“Me ndryshimet në ligjin “Për TVSH”, përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import kafshët e racës së pastër për riprodhim, bletët dhe insektet që zëvendësojnë pesticidet.

Këto lehtësi ndihmojnë sektorin e prodhimit me rritjen e numrit të krerëve në blegtori dhe nxitjen e prodhimit blegtoral, zhvillimin e sektorit të bletarisë, stimulimin e prodhimit organik dhe luftës me metoda organike në bujqësi, përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme”, deklaroi ministrja Denaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?