Ministrja Denaj pret ambasadorin Ström: Intensifikim i bashkëpunimit në bujqësisë mes Shqipërisë dhe Suedisë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim ambasadorin e Suedisë në Tiranë, Niklas Ström, ku theksoi se, bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve synon të avancojë edhe në fushën e bujqësisë. Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e investimit në bujqësisë, në fushën e teknologjisë për të rritur rendimentin e cilësinë.
Ministrja vlerësoi eksperiencën suedeze në këtë fushë, për zhvillimin e sektorit drejt standardeve më të mira. Ministrja Denaj dhe ambasadori Ström biseduan edhe mbi disa aspekte të tjera të forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë.
“Veçuam si prioritet fuqizimin e grave fermere, rritjen e pranisë së prodhimeve tona bujqësore në tregun suedez dhe hapjen e mundësive të bashkëpunimit mes agrobizneseve nga të dy vendet”, u shpreh ministrja Denaj.