Ministrja Denaj: Shërbime cilësore dhe efikase për sektorin e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me punonjës të kësaj ministrie, ku u shpreh se “nevojitet që të gjithë bashkë të jemi energjikë dhe të përkushtuar për të ofruar shërbime cilësore dhe efikase për sektorin në tërësi”. Denaj theksoi se MBZHR-ja është gjithmonë e gatshme dhe do të mirëpresë kontributin e profesionistëve të gjeneratës së re.

“Ndërsa punojmë për të rritur kapacitetet dhe fuqinë zhvilluese për blegtorët, fermerët, eksportet bujqësore, agroturizmin, akuakulturën dhe infrastrukturën e bujqësisë, nevojitet që të gjithë bashkë të jemi energjikë dhe të përkushtuar për të ofruar shërbime cilësore dhe efikase për sektorin në tërësi”, tha Denaj.

Ministrja Denaj u shpreh se “vetëm kjo nuk mjafton, prandaj Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është gjithmonë e gatshme dhe do të mirëpresë kontributin e profesionistëve të gjeneratës së re, të cilët do të duhet të adaptojnë politikat tona në epokën kur teknologjia po ecën me hapa gjigantë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?