Ministrja Denaj: Strategji për afrimin e ekspertëve në sektorin e bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me Prof. Dr. Pandi Zdruli. Në takim u bisedua për mundësinë e kontributit në strategjinë e bujqësisë si dhe identifikimin e studentëve apo ekspertëve që kanë punuar në institucione ndërkombëtare dhe kanë dëshirë e interes për zhvillimin e këtij sektori në vendin tonë. Prof Zdruli punon si kërkues shkencor, profesor i shkencës së tokës dhe burimeve natyrore pranë Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara Agronomike Mesdhetare Instituti Agronomik i Barit, Itali.

SHKARKO APP