Ministrja Denaj takim me Ozdemir: Forcojmë bashkëpunimin me Gjermanisë në sektorin bujqësor
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndodhet në Gjermani për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit të Gastronomisë, ku u takua në Berlin me ministrin gjerman për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Ozdemir. Denaj bëri të ditur se me homologun gjerman Ozdemir, bisedoi për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në sektorin bujqësor. Sipas saj, Shqipëria synon të përfitojë nga modernizimi i sektorit me teknologji të avancuara që e standardizojnë bujqësinë shqiptare me atë të vendeve të Bashkimit Evropian. ”Modernizimi i sektorit për produkte cilësore “Made in Albania” po afirmon Shqipërinë gjithnjë e më shumë në tregjet ndërkombëtare”, tha Denaj.