Ministrja Denaj takim me sekretarin e përgjithshëm të CIHEAM, në vëmendje siguria ushqimore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi këtë të mërkurë një takim me sekretarin e përgjithshëm të Institutit për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare (CIHEAM), Teodoro Miano.

Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua rreth ecurisë së projekteve të përbashkëta që po zbatohen në vendin tonë, kryesisht për përmirësimin e infrastrukturës së sigurisë ushqimore, vlera e të cilave llogaritet 5.4 milionë euro. “Jemi duke zbatuar disa projekte bashkë me CIHEAM, me financim total 5.4 milionë euro nga qeveria italiane, në lidhje me përmirësimin e infrastrukturës laboratorike për sigurinë ushqimore”, tha Denaj.

Po ashtu, ajo informoi se me CIHEAM po bashkëpunohet edhe për forcimin e kapaciteteve në shërbimin veterinar, nëpërmjet vlerësimit të bagëtive dhe kompjuterizimit të të dhënave, përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore në zinxhirin e prodhimit te produkteve tipike lokale shqiptare

Swiss Digital Desktop Reklama

Qendra Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare (CIHEAM) është një organizatë që për 60 vjet kontribuon për të promovuar bashkëpunimin shumëpalësh në fushat e bujqësisë, të ushqimit, peshkimit dhe menaxhimit të territoreve rurale, duke pasur si qëllim t’i përgjigjet nevojave të shteteve dhe aktorëve të agroushqimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?