Ministrja Denaj takim me Shoqatën e Agroturizmit, nxitje për certifikimin e njësive

Zhvillimi i agroturizmit në zonat rurale përmes zbatimit të modeleve unike dhe të qëndrueshme të biznesit, bazuar në vlerat natyrore, kulturore dhe tradicionale, duke u diversifikuar nga aktivitetet tradicionale të bujqësisë, është një nga sfidat e qeverisë.

Këtë të enjte, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u takua me përfaqësues të Shoqatës së Agroturizmit, ku në vëmendje ishte edhe certifikimi i njësive agroturistike.

“Me Blerinën dhe Shpresimin, nga Shoqata e Agroturizmit folëm për rëndësinë e këtij sektori si një model që përfshin të gjithë zinxhirin i vlerës, nga ferma në tavolinë. Shpreha gatishmërinë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin me shoqatën, duke iu ardhur në ndihmë me nxitjen e certifikimit të njësive agroturistike”, u shpreh Denaj.

Sipas ministres, ushqimi është pjesë thelbësore e ofertës turistike shqiptare. “Së bashku do të punojmë drejt rritjes së cilësisë së prodhimeve shqiptare dhe promovimit të tyre përmes aktiviteteve lokale e ndërkombëtare”, tha Denaj.

SHKARKO APP