Ministrja Denaj vlerëson reperin Noizy: Jo veç këngëtar, ka regjistruar 8 biznese

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj si rradhë herë, ka ndarë në profilin e saj të facebook një foto të reperit Noizy, për të cilin shkruan se është një shembull për të gjithë.

Ajo shkruan se Noizy nuk është veç këngëtar, kompozitor mirëpo dhe një sipërmarrësh shumë i njohur në vend. Denaj bën të ditur se reperi ka të regjistruar 8 marka kombëtare që njihen dhe në botë.

Në fund ministrja shkruan se ndërgjegjësimi për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale, nga personazhet publike, është shembull për të gjithë sipërmarrësit.

Postimi i plotë

Noizy nuk është vetëm një këngëtar, kompozitor, por dhe sipërmarrës i njohur shqiptar. 3 vjet më parë nisi rrugëtimin e tij me kompaninë e veshjeve “Illyrian Bloodline” në Tiranë, Durrës, Prishtinë, Prizren, Tetovë etj.

Së fundi edhe me restorantin Zins, në Durrës. Sot ka të regjistruara 8 marka kombëtare, që njihen edhe në bote.

Ndërgjegjësimi për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale, nga personazhet publike, është shembull për të gjithë sipërmarrësit.

SHKARKO APP