Ministrja e Arsimit Besa Shahini tregon kur të nisë mësimi në shkolla

Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar edhe disa shkolla dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahni, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e qeverisë, tha se janë identifikuar të gjitha shkollat që kanë pësuar dëmtime në qarkun Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

 

“Në Durrës 16 shkolla dhe kopshte nuk mund të hapen, në Lezhë 10 që nuk mund të hapen, në Elbasan 3 shkolla të tjera. Dëmtimet në Tiranë, Lezhë dhe Elbasan nuk janë të nivelit të Durrësit. Drejtorët e shkollave kanë raportuar. Instituti i Ndërtimit me inxhinierë nga Kosova kanë bërë inspektime në Durrës, Tiranë, Lezhë por edhe Vlorë. Ne e kemi planin e zhvendosjes së nxënësve.

Kemi bërë planin e transportimit të nxënësve dhe kemi organizuar shërbimin psiko social. Me fakultetin e Shkencave Sociale do kemi studentë të nivelit maste për të ndihmuar në disa zona ku ka nevojë. Në Durrës nuk mund të nisë të hënën. P

ropozimi im është të nisë mësimi në qarqet e paefektuara dhe të bëjmë një shtyrje në zonat ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Një opsion tjetër më pak i pëlqyer nga ana jonë është të hapen ato shkolla që nuk janë me problem por kjo do vështirësonte koordinimin”, tha Shahini.

SHKARKO APP