Ministrja e Arsimit flet për lidhjet në politikë: Njohja ime me Elisa Spiropalin dhe Erion Veliajn

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, prej nga ku ka treguar eksperiencat e saj profesionale të mëparshme, para se të bëhej zv. ministre dhe më pas ministre.

Gjatë intervistës, Shahini është shprehur se ka qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin dhe e njeh Erion Veliajn prej disa vitesh. “Kam qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin në Kanada në ’91-‘01 dhe shoqe pune me Erion Veliajn. Në 2013 kam punuar në Shqipëri, ku vëzhgoja zgjedhjet për një kompani gjermane”, u shpreh ministrja Shahini.

Si e more lajmin e emërimit në këtë post?

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë kam qenë zv. Ministre e Arsimit për një vite e dy muaj. Për mua nuk ishte e papritur që një ditë mund të zëvendësoja ministren, por nuk e kam pritur fare që Lindita do të largohej. Isha aty tek debati i protestës dhe studentët u pyetën nëse ishte faji i ministres Nikolla që gjërat kishin shkuar deri në atë pikë, por pjesa më e madhe e studentëve nuk e kërkuan dorëheqjen e saj. Isha në mbledhjen e Partisë Socialiste kur u bë njoftimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Atëherë i bie që Rama e ka hequr kot ministren Nikolla përderisa studentët e donin atë

Jo, Lindita nuk u largua për shkak të një proteste, thjesht Edi Rama bëri disa ndryshime në qeveri të njëpasnjëshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?