Ministrja e Arsimit jep lajmin për mësuesit: Viti 2021 fillon me 15% rritje page…

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, mëngjesin e sotëm e ka nisur me një lajm të mirë për mësuesit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kushi shkruan se viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%.

“Viti 2021 fillon mbarë edhe me rritjen e pagës së mësuesve prej 15%! Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e parreshtura të çdo mësuesi në vend do të kenë gjithmonë vëmendjen tonë! Mirënjohje për secilin”,-shkruan në postimin e saj ministrja Kushi.

Kujtojmë se rritje pagash do të ketë edhe në Shëndetësi ku do të përfitojnë mjekët, infermierët dhe laborantët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?