Ministrja e Arsimit mbledhje urgjente me drejtuesit psiko-social: Masa drastike për rastet e abuzimeve

Pas rastit të abuzimit me të miturat nga drejtori i një shkolle në një fshat të Pogradecit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka thirrur në një mbledhje urgjente drejtuesit e shërbimit psiko-social nga të gjitha bashkitë në vend.

Me qëllim për të diskutuar dhe analizuar rastet shqetësuese e shfaqura së fundmi, si dhe për të rritur vigjilencën për shmangien e dhunës ndaj fëmijëve dhe nxënësve jo vetëm në shkolla, por edhe në familje.

Kushi ka kërkuar që konstatimi i rasteve të dhunës të mos neglizhohet në asnjë moment dhe ka theksuar se konstatimi i psikologut të shkollës në raste të tilla është tejet i rëndësishëm për eliminimin e rreziqeve që u kanosen nxënësve.

“Nuk mund të mbyllim sytë në asnjë mënyrë përballë punonjësve, drejtuesve të shkollave apo mësuesve që përbëjnë kërcënim për nxënësit”, tha ministrja, duke kërkuar që çdo mësues dhe çdo psikolog të vëzhgojë këtë fenomen, jo vetëm me syrin e një profesionisteje, por edhe me syrin e një prindi.

Kushi shtoi se për parandalimin e ngjarjeve të dhunës apo abuzimeve ndaj fëmijëve apo nxënësve, duhet që në bashkëpunim të ngushtë më prindërit, të bëhet ndërgjegjësimi dhe nxitja e nxënësve që të flasin për çdo rrezik të mundshëm.

SHKARKO APP