Ministrja e Arsimit: Tekstet falas për nxënësit nga klasa e parë në të tretë do të jenë të rinj çdo vit

Librat e nxënësve nga klasa e parë në klasën e tretë do të jepen falas dhe do të jenë të rinj. Ndryshe nga deri më tani që u jepeshin librat e përdorur nga paraardhësit e tyre që për ti përfituar falas vitin tjetër detyroheshin ti ruanin dhe ti dorëzonin, këtë vit është marrë ky vendim.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila doli në një konferencë për mediat pas mbledhjes së radhës së qeverisë sqaroi se është vendosur që për nxënësit deri në klasë të tretë kjo bëhet pasi ishte e pamundur që ata të punonin në libra me shënime nga nxënësit e viteve të mëparshme.

Për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, tekstet do të jepen falas dhe të rinj çdo vit. Vendosëm kështu sepse nxënësit e klasave fillore janë shumë të vegjël për t’i ruajtur, por edhe sepse ka tekste e shënime që është e vështirë për t’u fshirë. Arsyeja pse kemi vendosur që për klasat e tjera të jenë në përdorim falas e të trashëgohen nga një brez në tjetrin është që të mësojnë ta mirëmbajnë e ta përdorin nga një brez në tjetrin”, tha Kushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?